Prapaskenat/ Vuçiç ia merr “zemrën” me lule, Von Der Leyen premton para në Serbi
Serbia e priti ëmbël presidenten e Komisionit Europian gjatë ndalesës së saj në Beograd në turin Ballkanik.
Presidenti Aleksandër Vuçiç i dhuroi lule Ursula von der Leyen, e cila më pas i premtoi 6 miliardë euro investime dhe 20 mijë vende të reja pune.
Lideri serb tregoi në konferencën e përbashkët për shtyp se i ka folur presidentes së Komisionit Europian për Kosovën dhe i ka treguar planin e tij.
“Prezantova në mënyrë të detajuar dhe të plotë qëndrimin e Serbisë dhe fola në detaje dhe tërësisht për domosdoshmërinë e kompromisit, bisedimeve dhe të ardhmes së të gjithë rajonit”, tha Vuçiç.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Presidentja e Komisionit Europian foli për sfidën mes Brukselit dhe Moskës për të marrë në gjirin e tyre Beogradin, duke theksuar besim të plotë se Serbia ka zgjedhur BE-në dhe jo BRICS-in e Rusisë.