Policia sekuestron armë dhe municione në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh, në një kotec pulash në një nga lagjet e veriut në Mitrovicë, përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës.
“Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar:
një armë te gjatë - AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga 30 fishek, katërqind e shtatëdhjetë e tre fishek të pistoletës, dyzet fishek të armës së gjuetisë, njëqind e njëzet e dy fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në lidhje me rastin në stacion policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68-vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.