Policia dhe Punët Sociale shkojnë në shtëpinë e Naim Murselit, aty ndodhen dhe dy fëmijët e mitur
Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës kanë shkuar gjatë ditës së sotme (2 dhjetor) në banesën e Liridona Murselit, e cila u vra me armë zjarri me urdhër të bashkëshortit të saj teksa po kthehej në banesë brenda automjetit, ku udhëtonte bashkë më këtë të fundit, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.
Në banesën në fjalë, ku ka kanë mbërritur punonjësit e policisë dhe ata të Qëndrës për punë sociale, ndodhen dhe dy fëmijët e Naim Murselit dhe Liridonës së ndjerë, raporton Express.
Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Arrestimi i tij ka ndodhur menjëherë pasi Liridona Murseli është varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ceremoni ku ka marrë pjesë edhe vetë Naim Murseli.
Naum Murseli, i cili akuzohet se porositi ekzekutimin e saj, dyshohet se ideoi një skenar të denjë për filma për të eleminuar nënën e djemve të tij dhe për të dalë i “larë” nga ky krim i rëndë, por plani i tij gjati vetëm dy ditë, pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Museli.
Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit, pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.
Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar. Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.
Zbulimi i krimit
Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës.
Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.
Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.
Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët.
Pas marrjes në pyetje, Granit Plava ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se Naim Murseli i premtoi 30 mijë euro për të eleminuar bashkëshorten e tij.
Sipas Granit Plavës, ai i ka dhënë një shumë prej 15 mijë euro dhe pjesë tjetër do t’ia jepte më vonë.
Gjithaashtu edhe Naim Murseli, sipas mediave të Kosovës, ka pranuar implikimin e tij në ekzekutimin e 30-vjeçares.
Ndërkohë ende nuk dihet roli i anëtarit të FSK, Kushtrim Kokolla në ngjarjen e rëndë, që dyshohet se u porosit nga daja i tij.