Pesë diplomatët e BE-së sjellin draft-statutin e Asociacionit në Prishtinë, takim me Kurtin
Lajmifundit
/
21 Tetor 2023, 10:56
Kosovë&Rajon
Pesë emisarët e Bashkimit Europian ndodhen sot në Kosovë, ku po zhvillojnë një takim me kryeministrin Albin Kurti, për zgjidhjen e situatës me Serbinë.
Mediat vendase raportojnë se diplomatët e tuaj kanë sjellë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre.
Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.
Pas vizitës në Kosovë, diplomatët do të nisen drejt Serbisë. Autoritetet në Beograd kanë thënë se takimet në kryeqytetin serb do të nisin në orën 14:00 të ditës së sotme.