Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë/ Detajet e para
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Suharekë të Kosovës.
Mediat kosovare bëjnë me dije se janë djegur disa dyqane, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, pasi siç shihet edhe në foto ka marrë përmasa të mëdha.
Raportohet që janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i Policisë:
“Sot më datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetojë rastin si incident zjarri”, tha për mediat në Kosovë Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi."