Pas Beogradit, Von Der Leyen vizitë në Prishtinë

Kosovë&Rajon
Pas Beogradit, Von Der Leyen vizitë në Prishtinë


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen e cila prej disa ditësh po viziton vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nesër do të vijojë vizitën në Prishtinë.

Vizita e Ursula Von Der Leyen është në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Presidentja e KiE do të zhvillojë takim me Kurtin.

Ndryshe, sot Ursula von der Leyen ka qëndruar në Beograd ku ka takuar Presidentin e Serbisë. Atje deklaroi se Serbia është “një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit” dhe se ka një “bazë të fortë për t’u bërë anëtare e BE”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shtoi se prania e saj në Beograd “është një shenjë e qartë se beson se e ardhmja e Serbisë është në BE”.

Deri më tani Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

ME TE LEXUARAT