Nënë e bijë mbetën të plagosura, flet mjeku: Lëndimet janë serioze, ja si paraqitet gjendja e tyre

Kosovë&Rajon

Nënë e bijë mbetën të plagosura, flet mjeku:

Nënë e bijë, të cilat u plagosën me armë zjarri në rrugën “Besa-Besë”, në Fushë Kosovë kanë marrë lëndime serioze.

Kështu është shprehur doktori kujdestar, Ejup Govori, i cili tregoi se pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në sallë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai po ashtu tregoi se pacientja tjetër është në emergjencë, duke vijuar me ekzaminimet.

“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke qëndruar në emergjencë dhe janë duke u kryer konsultat e mëtutjeshme”, ka thënë Govori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ndodhi këtë mesditë në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë. Autori është identifikuar nga policia. 

 

ME TE LEXUARAT