Në nder të viktimave në Kroaci, anulohet koncerti në Deçan të Kosovës

Kosovë&Rajon

Në nder të viktimave në Kroaci, anulohet koncerti në

Kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, ka lajmëruar se koncerit që ishte organizuar për tu mbajtur natën e sotme, është anulluar. Përmes një postimi në Facebook, Bashkim Ramosaj tha se kjo është për nder të personave që vdiqën ditën e sotme në Kroaci.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, bashkëndjejmë dhimbjen me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që u lënduan në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Kroaci, me bashkatdhetarët nga Kosova. Për këtë arsye, komuna e Deçanit merr vendim që koncerti i paraparë të mbahej sonte, të anulohet! Ju faleminderit për mirëkuptim!”, tha ai.

ME TE LEXUARAT