Mungesa e punëtorëve, Greqia kërkon ndihmë nga Shqipëria

Kosovë&Rajon

Mungesa e punëtorëve, Greqia kërkon ndihmë nga

Greqia po kërkon punëtorë sezonalë nga Shqipëria për të përballuar mbledhjen e prodhimeve bujqësore të vjeshtës.

Sipas Zërit të Amerikës, afrimi i sezonit të vjeljes ka rritur sfidat për fermerët që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke.

Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të veriut të Europës apo Britanisë se Madhe.

Kërkesat më të larta për punëtorë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Unioni i Kooperativave Bujqësore të Imatheas tha se pati këtë fundjavë një takim me një delegacion shqiptar të përbërë nga kryetarët e disa bashkive të Shqipërisë.

Sipas Unionit diskutimet kanë përfshirë nxitjen e punësimit sezonal dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare të migrantëve shqiptarë për punët sezonale në Greqi si dhe bashkëpunimin bujqësor mes rajoneve.

ME TE LEXUARAT