Mori 20 mijë euro ryshfet për lirimin e trafikantit, prokurori vendoset nën akuzë
Një prokuror, anetar i Prokurorisë Themelore në Prizren është akuzuar se ka marrë rryshfet.
Sipas autoriteteve te Kosoves, Prokurori akuzohet se ka marrë 20 mijë euro për heqjen e akuzave ndaj tre personave të arrestuar për trafik droge.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.B., në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Shtetasit Sh.P. dhe N.O akuzohen për dhënien e rryshfetit prokurorit, i cili hoqi dorë nga akt-akuza ndaj personave të arrestuar për drogë