Mbyllet “Fiati serb”, protestojnë punëtorët

Kosovë&Rajon

Mbyllet “Fiati serb”, protestojnë punëtorët

Autostradën kyçe të Beogradit e bllokuan gjithë ditën e mërkurë.

Në këtë formë e shprehen zemërimin e tyre punëtoret e Fiat Stellantis shumë prej të cilëve u pushuan nga puna pasi ndërmarrja njoftoi se do të mbyllet përkohësisht.

“Kërkesa jonë e parë është që ne duam të punojmë në fabrikën tonë Fiat Stellantis për të q për të vazhduar punuen atje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse kjo nuk është e mundur, ne kërkojmë marrëveshje më të mira shkëputjeje ose transferim në kompani të tjera në Kragujev” deklaroi Djordje Milojevic, përfaqësues i sindikatës.

Fiat Automobiles Serbia është një ndërmarrje e përbashkët e grupit Stellantis dhe qeverisë së Serbisë që funksiononte deri më tash me 2000 punëtorë.

Ajo do rinis punën e saj në vitin 2024 me plan për të prodhuar modele makinash elektrike.

Kjo ishte arsyeja edhe nderprejes së shumë kontratave të punëtorëve, derisa pjesa e mbetur u transferua ne kompani të tjera por jo me të njëjtat kushte.

Andaj këta kërkuan nga qeveria të ndihmojë për të negociuar një marrëveshje më të mirë.

ME TE LEXUARAT