Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, 4.9 ballë
Lajmifundit
/
12 Qershor 2024, 22:59
Bota
Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë, Greqi.
Mediat greke raportojnë se tërmeti në Rodo ishte me magnitudë 4.9 ballë i shkallës rihter, ndërsa në Akai ka qenë me magnitudë 3.8 ballë i shkallës rihter, katër kilometra në perëndim të Nafpaktos, pranë Antirrios.
Sakaq, nuk raportohet për dëme.