Lajçak: Albin Kurti i gatshëm për të vazhduar dialogun me Serbinë

Kosovë&Rajon

Lajçak: Albin Kurti i gatshëm për të vazhduar dialogun me

Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar se vizita e tij në Ballkan, ishte takimi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, “si negociator i ardhshëm me Serbinë”. Lajçak tha më tej se Albin Kurti nuk e ka prioritet, por është i gatshëm për ta vazhduar dialogun.

Gjatë një interviste në mediumin serb “N1”, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë bisedoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që i fitoi zgjedhjet në Kosovë me afro 50 për qind të votave. Duke folur për takimin me Kurtin, që zgjati më shumë se tri orë, Lajçak thotë se Kurti e ka kuptuar se dialogu është i nevojshëm, se është i gatshëm t’i vazhdojë negociatat dhe se ai do të jetë prijës i delegacionit të Kosovës.

“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me Presidentin Vuçiq dhe kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve. Mendoj që kemi kohë të mjaftueshme dhe pres që takimi i para të bëhet në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve të nevojshme (në Kosovë) dhe kjo mund të ndodhë sigurisht para verës.

Ne kemi kohë të mjaftueshme që të fokusohemi në dialog deri në fund të vitit. Sepse, Serbia po pret zgjedhjet vitin e ardhshëm, në pranverë. Unë pres që takimi i parë do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë gjatë verës” , ka thënë Lajçak.

ME TE LEXUARAT