Kurti fitoi zgjedhjet, ish-kryetari i KQZ: Mund të kemi sërish votime pas 40 ditësh!

Kosovë&Rajon

Kurti fitoi zgjedhjet, ish-kryetari i KQZ: Mund të kemi sërish votime

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu ka komentuar fitoren e kryeministrit Albin Kurtit i cili do të drejtojë sërish qeverinë e Kosovës. 

Baraliu ka deklaruar se ekziston mundësia që të shkohet në zgjedhje përsëri pas 40 ditëve.

“Bëhet zgjedhjet, nuk është problem, Bullgaria për 2 vjet ka ndërruar pesë qeveri”, u shpreh Baraliu në Klan Kosova.

Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 vende, ndërsa deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Komunitetet joshumicë kanë 20 vende të ndara në Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 10 janë të garantuara për komunitetin serb.

ME TE LEXUARAT