Kosovë/ Sekuestrohen 107 kg drogë në kamionin me targa serbe, arrestohet shoferi

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Sekuestrohen 107 kg drogë në kamionin me targa serbe,

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar një natë më parë, një sasi prej 107 kg drogë, në terminalin doganor.

Burimet bëjnë me dije se droga është sekuestruar në një kamion me targa serbe, ndërsa është arrestuar shoferi.

 “Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë. Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”, njofton policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

 

ME TE LEXUARAT