Kosova komplimentohet/ Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes Osmani në Bruksel

Kosovë&Rajon

Kosova komplimentohet/ Gazetari gjerman lavdëron paraqitjen e Presidentes

Markus Preiß, drejtues i studios ARD Europe në Bruksel, i ka bërë përshtypje paraqitja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para samitit të krerëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gazetari gjerman e vlerësoi Osmanin si shembull se si bëhet komunikimi politik.

“Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”, shkroi ai në Twittter.

Osmani u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para se të nisë samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Ajo është pyetur se pse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe përgjigjja e Osmanit ishte se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet atyre derisa njerëzit nga e gjithë Europa dhe përreth saj lëvizin lirshëm derisa një vend me më pak se 2 milionë banorë mbahet i izoluar.

 

ME TE LEXUARAT