Ish- anëtarët e UÇK i sulen Albin Kurtit: Ne e kemi një emër

Kosovë&Rajon

Ish- anëtarët e UÇK i sulen Albin Kurtit: Ne e kemi një

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti në një postim në tuitter ka kujtuar Betejën e Koshares, por nuk e ka përmendur termin UÇK, duke iu drejtuar atyre me termat ‘vajza dhe djem të guximshëm’, duke revoltuar ish-ushtarët e UÇK-së.

 

Në emër të UÇK-së, aktivisti dhe ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi i bën thirrje kryeministrit Kurti. “Z. Kryeministër Albin Kurti, “burrat dhe gratë e guximshme” s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK. Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”, ka shkruar Lushi.

ME TE LEXUARAT