Identifikohen 7 nga viktimat e aksidentit në Kroaci, dedikimet prekëse të familjarëve (Foto)
Janë identifikuar 7 nga 10 personat që mbetën të vdekur një ditë më parë, nga përmbysja e autobuzit në Kroaci.
Mediat kosovare shkruajnë se viktimat janë të mosgave të reja. Bëhet fjalë për Sevdail Rruatemi, 48-vjeç, Naser Sylmetaj, 47-vjeç, Launora Kolmekshaj 39-vjeç, Kujtim Kastrati 40-vjeç, Hamet Hoxha 55-vjeç, nënë e bijë, Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, teksa autobuzi kthehej nga Franfurti për në Kosovë. Në autobuz ishin emigrantë. Shkak për aksidentit ka qenë lodhja e shoferit.
Nga disa dëshmi të mbijetuarit, ndërrimi mes tyre ka qenë pak orë para aksidentit