“Vrava gruan”, qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe telefonoi policinë, kush është autori i krimit në Pejë

Kosovë&Rajon

“Vrava gruan”, qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku mbeti e vdekur një grua, pasi u vra nga bashkëshorti i saj, dy personat në foto.

Mësohet se autori, telefonoi vetë policinë pasi kreu krimin duke u shprehur, “E vrava gruan”.

Ngjarja ndodhur sot rreth orës 08:00, ku Gjyljeta Ukella u vra me armë zjarri nga Edmond Lajçi, i cili është arrestuar nga policia dhe ka pranuar krimin, ndërsa ende nuk dihet motivi i ngjarjes dhe nëse ishin të pranishëm fëmijët.

Sipas të dhënave, ai ka pasur të kaluar kriminale. Prokuroria e Pejës i ka ngritur aktakuzë për dhunë në familje, gjatë vitit 2021.

Gjyljeta Ukella punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.

Bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë, del foto e viktimës në Pejë dhe autorit

“Vrava gruan”, qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe

Mediet në Kosovë kanë bërë me dije detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.

Autori i dyshuar, i identifikuar si Edmond Lajçi ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje. Në vitin 2021 ai ishte dënuar me 400 euro.

Ndërsa viktima, e identifikuar si Gjyljeta Ukella punonte prej 20 vitesh si asistente  e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që rasti është konfirmuar nga zyrtarët policorë.

“Kryeprokurori dhe Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, tha zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Krimi i rëndë në familje, burri vret gruan në Pejë

“Vrava gruan”, qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe

Një vrasje ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij.

Lajmin për mediet në Kosovë e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

“Po, ka ndodhur një vrasje. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan. Jemi në vendin e ngjarjes, nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Kurmehaj.

ME TE LEXUARAT