Hovenier flet pas takimit me Kurtin: SHBA nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur pas takimit që ka pasur me Kurtin.
Ai tha se në këtë pikë SHBA-ja nuk është në gjendje të thotë se kush qëndron prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të thonë se kush qëndron prapa sulmit. Është herët për një gjë të tillë dhe këto gjëra kërkojnë hetim të kujdesshëm.
Ajo që mund të them është se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen tonë. Gjithashtu nuk jam në gjendje të përjashtoj asnjë grup, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është shumë herët, nuk e dimë ende”, ka thënë ai.