Haradinaj takon Richard Grenell në SHBA
Në kuadër të vizitës në SHBA, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me këtë rast, ambasadorit Grenell, ia ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke i nënvizuar synimin kryesor, anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO!
“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump”, ka shkruar Haradinaj.