Haradinaj mesazh Kurtit: Partive tjera që lypin votë u kisha thënë, hajdeni mësoni si qeveriset!

Kosovë&Rajon

Haradinaj mesazh Kurtit: Partive tjera që lypin votë u kisha

Kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Suhareka është shprehur se partitë e tjera që kërkojnë votë në këtë zonë nuk do ta kenë këtë mundësi. 

Haradinaj po ashtu akuzoi kryeministrin aktual Albin Kurtin për model të keq qeverisje gjatë mandatit të tij. 

“Partive të tjera që vijnë me lyp votë në Suharekë, me qenë unë i Suharekës u kisha thënë po keni të drejtë me kërku votë, po hajde pak me bë shkollë se si qeveriset.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besoni që vetëm pak me pas marrë shkollë prej kryetarit tonë, prej punës së tij, ia kishte parë hajrin Kosova të gjithëve, për fat të keq ky model i qeverisjes që keni ju në Suharekë, i mungon Kosovës.

Por ju mundeni me ia dhanë Kosovës shkollën e juaj të qeverisjes, mënyrën e punës së mirë, energjinë e juaj, një energji që është shumë e fuqishmë, por edhe shumë pozitive, mund të na bëni fitues e kampion, ashtu siç e keni bërë Suharekën”, tha Haradinaj.

ME TE LEXUARAT