Granatë makinës luksoze të Nogës në Prishtinë, dëmtohen 6 automjete

Kosovë&Rajon

Granatë makinës luksoze të Nogës në Prishtinë,

Rreth orës 07:00, sot Policia ka pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar, por 6 vetura janë dëmtuar.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Insajderin zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci

Granatë makinës luksoze të Nogës në Prishtinë,

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, tha ai.

Sipas informacioneve fillestare, cak po dyshohet se ka qenë vetura e reperit, Agon Abdullahut i njohur me nofkën ‘Noga’, i cili e ka edhe shtëpinë në atë pjesë.

Insajderi ju sjell pamjet e veturave që kanë mbetur të dëmtuara.

Ndërkohë Borovci shtoi se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

Dyshimet e para, tha Borovci se janë për një grantë dore.

Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, konfirmoi ai.

ME TE LEXUARAT