Gjykata jep dënimin e parë për vrasjen e Liridona Ademajt, 5 vjet burg Tom Dodajt

Kosovë&Rajon

Gjykata jep dënimin e parë për vrasjen e Liridona Ademajt, 5 vjet

Tom Dodaj, i akuzuar për shitjen e armës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, iu është shqiptuar dënimi me burgim prej pesë vitesh dhe pesë mijë euro gjobë.

Dënimi është shqiptuar nga kryetarja e panelit të gjyqtarëve, Fatime Demaku, për veprën penale të shitjes së armës me të cilën u krye vrasja e Liridona Ademajt, shkruan Insajderi.

Gjyqtarja Demaku ka bërë të ditur se të akuzuarit Dodaj në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha në paraburgim nga data 9 dhjetor 2023 deri më datën 17 prill 2024.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dodaj në seancën për shqyrtimin fillestar është deklaruar vullnetarisht i fajshëm lidhur me veprën penale për të cilën u ngarkua.

Naim Murseli, i akuzuari kryesor, ka thënë se ndjehet plotësisht i pafajshëm, teksa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla s’janë deklaruar lidhur me fajësinë e tyre.

ME TE LEXUARAT