Gjykata e Hagës nuk e lejoi të marrë pjesë në varrimin, lexohet mesazhi prekës i Hashim Thaçin për babain!

Kosovë&Rajon

Gjykata e Hagës nuk e lejoi të marrë pjesë në varrimin,

Në fshatin Brojë të Skenderajt i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë ditën e shtunë, në moshën 87-vjeç.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, miqtë, politikanë nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut. Por, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij nuk ishte Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgimi që nga viti 2020.

Megjithatë, Thaçi i ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrimin: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Gjykata e Hagës nuk e lejoi të marrë pjesë në varrimin,

Thaçi ka takuar për disa orë babanë e tij në Klinikën Interne të QKUK-së, pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Thaçit iu mundësua vizita nga Specialja për shkaqe humanitare.

ME TE LEXUARAT