Gjendet një trup i pajetë në banesë, si u zbulua nga policia (Detajet)

Kosovë&Rajon

Gjendet një trup i pajetë në banesë, si u zbulua nga policia

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:35, në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar, i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i Emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT