Fillojnë të çarat në qeverinë e pakicës së Abazoviç, debat i ashpër rreth marrëveshjes me Kishën ...

Kosovë&Rajon

Fillojnë të çarat në qeverinë e pakicës së

Pa i bërë as njëqind ditë në krye të qeverisë, kabineti i Dritan Abazoviç gjendet para një zënke të madhe përbrenda rreth Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Përbërja heterogjene e qeverisë është e ndarë rreth asaj se a duhet ose jo të nënshkruhet ajo marrëveshje, e cila qe bërë mollë sherrri edhe për dy qeveritë paraprake malazeze.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë malazeze, publiku qe deshmitar i një debati të ashpër ku Abazoviç dhe Partia pro-serbe Popullore Socialiste (SNP) në njërën anë dhe ministrat e Partisë pro-malazeze Socialdemokrate (SDP) u përplasën rreth kësaj teme, raportoi Deutsche Welle.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zv/kryeministri Vladimir Jovkoviç u shpreh se pret që shumë shpejt marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe të kryhet e të nënshkruhet.

“Negociatat janë rrugës dhe besoj ta kompletojmë së shpejti. Nuk kemi përshpejtuar asnjëherë me afatet ligjore, për neve është me rëndësi të bëhet punë cilësore” ka thënë Jokoviç për DW.

“Besoj se teksti [i marrëveshjes] do të harmonizohet me kishën së shpejti. Ministri i Drejtësisë Marko Kovaç është gjithashtu pjesë e bisedimeve, dhe besoj të arrijmë marrëveshje”.

Në anën tjetër SDP pyeti pse e gjithë ngutia rreth kësaj marrëveshje, duke u thirrir në qëllimin primar mbi të cilin qeveria e pakicës është formuar – zbatimi i agjendës evropiane.

“Qeveria e pakicës është formuar me prioritetin e plotë të përmbushjes së agjendës së BE-së, prandaj çfarëdo imponimi rreth kësaj çështje është obstruksion i idesë themelore dhe kuptimit të kësaj qeveria, ndaj rrugës tonë evropiane”, ka thënmë Ivan Vujnoviç nga SDP.

Mes tjerash, ai tha se nuk janë kundër kësaj marrëveshje, por janë kundër që te ajo “të vihet theksi krucial”.

“Për të gjithë është e qartë kjo se sa e brishtë është kjo çështje dhe veçanërisht sa jo adekuate dhe e fshehtë trajtimi, siç është bërë deri më tani, dhe se mund të prodhojë pasoja që na shmangin nga kursi themelor dhe detyrat kryesore”.

Sipas Vujnociç, detyra kryesore që kjo qeveri duhet të përmbushë është agjenda evropiane e saj.

ME TE LEXUARAT