E rëndë në Serbi! I moshuari i vë flakën dyshekun në azilin ku qëndronte, tetë viktima
Tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e një zjarri në një shtëpi të moshuarish në Barajevë, një lagje larg qendrës së Beogradit.
Sipas mediave serbe, ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku njëri prej azilantëvë i ka vënë flakën dyshekut të tij, duke shkaktuar kështu flakë të mëdha në dhomë dhe më pas në të gjithë ndërtesën.
Mësohet se mes viktimave është edhe vetë autori, i cili thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, raportohet se në godinë ndodheshin 30 persona.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas Kurir, tre persona janë duke i nënshtruar kujdesit toksikologjik, ndërsa ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre.