E rëndë/ Ishte futur në një qese të zezë, gjendet mes mbeturinave, foshnja pa shenja jete!

Kosovë&Rajon

E rëndë/ Ishte futur në një qese të zezë, gjendet

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në Prishtinë, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash.

Referuar raportimeve nga mediat lokale, ngjarja është zbuluar nga një qytetar i rastësishëm, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Pas këtij njoftimi, policët dhe mjekët emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, foshnja u gjet në një qese plastike të zezë në zonën e vendgrumbullimit të mbeturinave në rrugën “Butofci”, ndërsa policia dhe hetuesit ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet mbi vdekjen dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Autoritetet kanë bërë thirrje publike për këdo që mund të ketë informacion.

ME TE LEXUARAT