"Do të vras ty ose djalin"/ Kërcënohet me jetë qytetari për një borxh 1 mijë euro

Kosovë&Rajon

"Do të vras ty ose djalin"/ Kërcënohet me jetë

Një shtetas nga Kosova është kërcënuar me jetë në fshatin Leskoc- Klinё.

Policia informon se një person, i ka shkuar në banesë dikujt tjetër, duke i kërkuar borxhin prej 1 mijë eurosh.

Sipas policisë, borxhin ia kishte djali i pronarit të banesës. Ai i kishte marrë paratë borxh për të blerë një makinë, mirëpo nuk ia kishte kthyer pas. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kërcënuar viktimën me fjalët: “Nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te  vras ty ose djalin, nё atë moment i dyshuari e ka gjuajtur me armё nё drejtim tё viktimёs nga largësia prej 40-50 metra”, njofton policia.

Nё vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: “Njё armë automatike AK47, trembёdhjetё (13) gёzhoja kal.7.62mm dhe pesё (5) fishek 6.35mm”.

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

 

ME TE LEXUARAT