Digjet banesa në Prishtinë, 13 persona përfundojnë në spital

Kosovë&Rajon

Digjet banesa në Prishtinë, 13 persona përfundojnë në

13 persona kanë marrë trajtim mjekësor dhe zjarri është lokalizuar në banesën në lagjen Emshir, në Prishtinë.

“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13)”, thuhet në konfirmimin e përditësuar nga Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga djega e një makine në garazhin e ndërtesës, e nga kjo pastaj tymi është përhapur në hyrje dhe në korridoret e ndërtesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Digjet në banesë lagjen Emshir në Prishtinë, ka edhe të lënduar

(E plotësuar, 20: 01) (E plotësuar) Një banesë është djegur në lagjen Emshir të Prishtinës, mbrëmjen e së enjtes. Bëhet e ditur se zjarri është shkaktuar nga djega e një makine në garazhin e ndërtesës, e nga kjo pastaj tymi është përhapur në hyrje dhe në korridoret e ndërtesës.

Disa persona po marrin trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore që janë shkaktuar nga tymi, njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi, ka thënë Ahmeti.

Në pamjet e siguruara nga RTKlive shihet se në vendin e ngjarjes aktualisht janë të gjitha ekipet emergjente, duke përfshirë zjarrfikësit, policët dhe emergjencën. 

Zjarrfikësit kanë evakuuar disa banorë, përmes shkalleve të automjeteve, nga katet e larta të një ndërtese të përfshirë nga zjarri në lagjen Emshir.

ME TE LEXUARAT