Detajet nga aksidenti në Kosovë, policia: Një nga viktimat, nga Shqipëria

Kosovë&Rajon

Detajet nga aksidenti në Kosovë, policia: Një nga viktimat, nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona. Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë.

Mjekët kanë ardhur në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda makinës, e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.

Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda mjetit ishin pa shenja jete”, ka thënë më herët zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

ME TE LEXUARAT