Detaje nga aksidenti në Kroaci, dy nga të plagosurit në gjendje të rëndë për jetën

Kosovë&Rajon

Detaje nga aksidenti në Kroaci, dy nga të plagosurit në gjendje

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi një ditë më parë në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona. Mediat kosovare bëjnë me dije se dhjetra persona u plagosën rëndë, dy prej të cilëve janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik.

Sipas informacioneve zyrtare, ata do të transferohen sot në Zagreb. Mediat kosovare shkruajnë se një i plagosur, ka dëmtim në shtyllën kurrizore. Disa nga personat që patën lëndime të lehta, sot do të dalin nga spitali.

Aksidenti fatal ndodhi dje në orën 6 të mëngjesit, pasi autobuzi doli nga rruga. Për pasojë vdiqën 10 persona.

ME TE LEXUARAT