Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Djemtë e Thaçit, Krasniqit dhe Veselit bashkohen me protestën në Prishtinë (VIDEO)

Në Prishtinë është zhvilluar dita e tretë radhazi e protestave popullore pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me gjithsej 81 vite burgim katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në tubimin e zhvilluar në sheshin kryesor të kryeqytetit u bashkuan edhe djemtë e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, të cilët marshuan pranë qytetarëve. Qindra protestues u mblodhën duke bërë thirrje "Mbroni UÇK-në" dhe duke shprehur revoltën ndaj vendimit të shkallës së parë të trupit gjykues.
Vendimi i shpallur nga Gjykata Speciale dënoi me nga 25 vite burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin, si dhe me 13 vite burgim Rexhep Selimin. Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Hagës po vijojnë në qytet.


