Daçiç: Para arrestimit, Millosheviçit iu ofrua arratisja drejt Rusisë, por ai e refuzoi

Kosovë&Rajon

Daçiç: Para arrestimit, Millosheviçit iu ofrua arratisja

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Opozita Demokratike e Serbisë (DOS) i ofroi ish-presidentit të Jugosllavisë dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Sllobodan Milosheviç të shkonte në Rusi, por që ai e refuzoi sepse ai mendoi se nuk kishte prej kujt të ikte.

Sipas mediave serbe, Daçiç, duke folur për periudhën pas ndryshimeve demokratike më 5 tetor 2000, tha se gruaja e Millosheviçit, Mirjana Markoviç ishte kundër largimit.

“Ishte e lehtë atëherë të bindje Millosheviçin të mos ikte… Kush e di se çfarë do të ndodhte ndërkohë”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Ai shtoi se në kohën kur Millosheviç u arrestua, ai ishte përpara vilës së tij në Dedinje me anëtarët e tjerë të SPS, sepse ai nuk ishte në udhëheqjen e ngushtë të partisë ose midis miqve të familjes Millosheviç.

Daçiç ka treguar se më 6 tetor 2000, një pjesë e mirë e udhëheqjes së SPS u largua nga partia.

Ai theksoi se ai nuk e njihte mirë familjen Millosheviç, por se ai u përpoq t’i takonte ata dhe të ndihmonte në mbrojtjen e Millosheviçit, “sepse ai nuk është tradhtar”. 

ME TE LEXUARAT