“Burri im është gjithçka për mua”, ja çfarë shkruante Liridona për bashkëshortin e saj në rrjetet sociale
Duket se familja ishte gjithçka për të, madje këtë gjë e tregonte edhe në rrjetet sociale. 33-vjeçarja Liridona Ademaj– Murseli, dashurinë për bashkëshortin e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale, pa ditur se nga ai do të humbte jetën.
Në profilin e saj në Instagram, Liridona shkruante se ‘Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin, i riu që thuhet se ka paguar për të 15 mijë euro te një vrasës me pagesë dhe pjesën tjetër do ta jepte kur të kryhej ‘puna’.
30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u privua nga jeta teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.