Bashkëshorti ekzekutoi me killer me pagesë nënën e dy fëmijëve, reagon presidentja Osmani

Kosovë&Rajon

Bashkëshorti ekzekutoi me killer me pagesë nënën e dy

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Murseli, ekzekutimi i së cilës dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që tentoi ta fshihte si grabitje.

Kreu i Shtetit të Kosovës shkuan se vrasja e Liridonës është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.

Osmani shkruan se femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë, duke theksuar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.

Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme”, shkruan Vjosa Osmani.

 

ME TE LEXUARAT