Arrestohen 25 persona në Kosovë, dyshohen për krim të organizuar, sekuestrohen armë dhe makina

Kosovë&Rajon

Arrestohen 25 persona në Kosovë, dyshohen për krim të

Policia e Kosovës ka vënë në pranga 25 persona për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar. Ndaj tyre rëndojnë akuza për veprat penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovë, ku kanë njoftuar ndër të tjera se arrestimet kanë ardhur pas disa muajsh hetimesh.

Konkretisht policia njofton se janë kryer dy operacione në Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit të disa shtëpive dhe objekteve janë gjetur dhe sekuestruar: 8 armë të gjata të llojeve të ndryshme, 13 armë të vogla revole, 2 karikatorë, (1,493) municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme të armëve, pajisje për pastrimin e armëve, 2 leje për armë, 2 vetura, 1 palë dylbi, 21 telefona celularë, 2,000 euro dhe 1 fletore me shënime.

“Nga njëzet e pesë (25) personat e arrestuar në të dy operacionet policore, vlen të potencohet se dymbëdhjetë (12) prej tyre janë arrestuar në vitin 2020, të cilët me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje, përderisa në operacionin policor të realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar trembëdhjetë (13) persona, prej tyre shtatë (7) persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përderisa gjashtë (6) persona janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së.

ME TE LEXUARAT