Ali Ahmeti reagon për incidentin me Vjosa Osmanin në Shkup: Skuqem nga turpi

Kosovë&Rajon

Ali Ahmeti reagon për incidentin me Vjosa Osmanin në Shkup: Skuqem nga

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin diplomatik në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përplasjen e sigurimit të aeroportit me presidenten e Kosovës, ai e quan një skandal të papranueshëm, teksa thotë se ndihet i skuqur nga turpi për këtë incident.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë.

Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, shkruan ai.

Kujtojmë që Vjosa Osmani pati një përplasje mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Shkupit, ku sigurimi donte ti merrte për kontroll celularin personal gjë që nuk është prnauar nga presidentja Osmani.

Më pas situata është ndërlikuar duke përfunduar dhe me përplasje mes sigurimit dhe policiëve të Kosovës që shoqëronin presidenten.

ME TE LEXUARAT