S`votohet Albulena Haxhiu, dështon seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës!

Kosovë&Rajon

S`votohet Albulena Haxhiu, dështon seanca e 18-të për

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot të konstituohet për të 18-ën herë me radhë, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, ende nuk është arritur konsensus nga partitë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Siç raportohet nga mediat në Kosoëvë, ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. 

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

Tri partitë kryesore: PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët.

Seanca e radhës pritet të mbahet pas 48 orësh.

ME TE LEXUARAT