Numërohen 90 për qind e votave në Kosovë, VV 41 për qind, PDK 22, LDK 17.5 për qind

Kosovë&Rajon

Numërohen 90 për qind e votave në Kosovë, VV 41 për

Numerimi i 89.62% per qind te votave te qytetareve te Kosoves, sipas KQZ, ka cuar ne kete rezultat kur kane mbetur me pak se 11 per qind e vendvotimeve per tu numeruar. 

Lëvizja VETËVENDOSJE!
310318 vota, ose  41.07 %

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK
168617 vota, ose  22.31 %

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK
132838, vota, ose  17.58 %

Numërohen 90 për qind e votave në Kosovë, VV 41 për

Ne 88.5 per qind te votave te numeruara, sipas rezultateve te fundit nga KQZ ne Kosove, Vetevendosja ka 41.14 per qind, PDK ka 21.99, LDK, 17.68 dhe AAK - Nisma, me 7.6 per qind.  

Numërohen 90 për qind e votave në Kosovë, VV 41 për

Numërohen 88 për qind e votave në Kosovë, VV 41 për qind, PDK 21, LDK 17 për qind

Kur jane numeruar rreth 88 per qind e votave ne Kosove, Vetevendosja ruan rezultatin kryesor me nje perqindje prej 41.29 per qind, si partia kryesore e vend, sipas KQZ.

Ne faqen e komsionit, jane publikuar rezultatet qe i japin 21.8 per qind PDK-se, kur jane numeruar mbi 88 per qind e votave ndersa LDK ka marre vetem 17.7 per qind.

AAK dhe NISMA kane siguruar 7.6 per qind.

Albin Kurti takon mbështetësit në shesh: Kemi fituar zgjedhjet! Fyen edhe opozitën!

Numërohen 90 për qind e votave në Kosovë, VV 41 për

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në sheshin e Prishtinës për të takuar mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin grumbulluar për të festuar fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në një fjalim para qytetarëve, Kurti theksoi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare tregojnë fitore të qartë për Vetëvendosjen.

Ai shprehu falënderimet për të gjithë votuesit që mbështetën partinë, duke e cilësuar këtë si një kurorëzim të punës njëmujorë të fushatës, katërvjeçare të qeverisjes dhe 20-vjeçarit të punës së Vetëvendosjes.

Kurti vlerësoi procesin zgjedhor, duke theksuar se ai ishte një proces i lirë dhe i ndershëm, pa incidente, dhe falënderoi mekanizmat shtetërorë, përfshirë edhe policinë, për organizimin e tij.

Ai tha se ky ishte një shembull i demokracisë, ku procesi ishte i qetë dhe transparent, dhe shpalli se kjo ishte ajo që ndodhte kur Vetëvendosje ishte në pushtet.

Në fjalimin e tij, ai shtoi se, duke pasur parasysh rezultatet preliminare, ishte e qartë se, edhe nëse PDK dhe LDK bashkoheshin, nuk do të arrinin dot të krijonin një shumicë që mund të përmbysë Vetëvendosjen. “

"Ne do ti vazhdojmë punët e mira, do të bëjmë edhe shumë të tjera, në përputhje me zotimet tona, për të gjithë qytetarët e Kosovës” tha ai.

Ai nuk i kyrseu fyerjet per opoziten.

“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.

ME TE LEXUARAT