Albin Kurti dhe Ermonela Jaho bëhen bashkë për një projekt të madh në Prishtinë! Ja çfarë paralajmëron sopranoja!

Kosovë&Rajon

Albin Kurti dhe Ermonela Jaho bëhen bashkë për një projekt

Kosova pas disa ditësh do të zgjedhë qeverinë e re, ndërsa kryeministri aktual ka shpallur projektin për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe sopranoja e famshme, Ermonela Jaho e cila mbështet Kurtin, duke i premtuar se do të jetë ndër personat e parë që do të "lënë pjesë të zemrës" në këto ambiente.

“Urime për projektin kryeministër Albin Kurti. Le të punojmë që të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Arti nuk është opsional. Njeriu nuk ka nevojë vetëm për bukë. Ne jetojmë dhe arrijmë sublimen përmes artit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në qoftë se do ta ndërtoni, unë premtoj se do të jem aty dhe të lë një pjesë të zemrës sime”, shkruan sopranoja në rrjetet sociale. 

ME TE LEXUARAT