Albin Kuri do të takohet me Erdoganin

Kosovë&Rajon

Albin Kuri do të takohet me Erdoganin

Albin Kurti do te mbaje nje vizite zyrtare ne Turqi ku do te takohet me zyrtare te larte atje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti nesër me ftesë të presidentit Erdoğan do të qëndrojë për një vizitë pune në Türkiye.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë takimit që do të mbahen në Istanbul, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Kosova aktualisht ndodhet ne nje faze kyce pasi partneret e BE kane propozuar nje draft marreveshje me Serbine ndersa roli i Turqise ne zhvillimet rajonale sa vjen dhe behet me i forte. 

ME TE LEXUARAT