Aksidenti në Kroaci, daja i 18-vjeçares: “Prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde”

Kosovë&Rajon

Aksidenti në Kroaci, daja i 18-vjeçares: “Prita që

Një shkrim prekës është bërë nga daja e Anjeza Bellanicës, 18-vjeçares që mbeti e vdekur një ditë më parë në Kroaci. Leotrim Hoxhaj shkruajti për mbesën e tij përmes një postimi në Facebook.

Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti.

Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës.

ME TE LEXUARAT