Aksidenti në Kroaci, ambasada amerikane ngushëllon familjarët e viktimave

Kosovë&Rajon

Aksidenti në Kroaci, ambasada amerikane ngushëllon familjarët e

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ngushëlluar familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci, ditën e sotme. Ngushëllimi ka ardhur në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.

“Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Kroaci. Ne i urojmë të lënduarve shërimin sa më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

Tragjedia ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku një autobuz nisur nga Gjermania me emigrant nga Kosova, u përmbys dhe për pasojë mbetën të vdekur 10 persona.

ME TE LEXUARAT