“Aksidenti ndodhi pas 3 orësh pushim”, rrëfen ngjarjen i riu nga Kosova

Kosovë&Rajon

“Aksidenti ndodhi pas 3 orësh pushim”, rrëfen ngjarjen i

Ka folur për mediat në Shqipëri një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci. Fidan Hajdaraj tha një intervistë për Topchannel nga Zagrebi, teksa theksoi se kanë qenë në gjumë kur ndodhi aksidenti.

 

“Nuk mundem ta përshkruaj shumë mirë se ka ndodhur në 6 të mëngjesit, shumë herët shumica kanë qenë duke fjet, presim autoritetet me dhënë përgjigjen përfundimtare për shkakun. Nuk ishte i lehtë, pushim kemi bërë, pika kontrolli ka pasur vazhdimisht, nga ora 3 kishim pushim pastaj aksidenti ka ndodh në orën 6 të mëngjesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë jam shumë mirë nuk kam lëndime, të gjithë sa jemi 15 veta nuk kemi lëndime të mëdha trupore. Të gjithë kanë panik, frikë, ka pas fëmijë por për fat të zotit shumica ia kanë dalë janë mirë. 10 persona nuk kanë mundur dot t’ia dalin, autoritet kroate janë treguar shumë profesionalë dua t’i falënderoj të gjithë, ndihmë kemi marrë 15 veta jemi akomoduar në stacionin policor kroat, pjesa tjetër në spitalin më të afërt, një pjesë në Zagreb, për momentin jemi duke pritur lajmet një përgjigje zyrtare nga ambasada e Kosovës. Ata që janë në spital janë jashtë rrezikut për jetën, është një lajm i mirë në këto çaste të vështira”, tha Hajdaraj.

ME TE LEXUARAT