Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona, policia jep detaje

Kosovë&Rajon

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur 7 persona.

Të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, njoftoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi.

ME TE LEXUARAT