Sulm me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet

Kosovë&Rajon

Sulm me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet

Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë bërë në drejtim të një lokali, shitës i telefonave mobil, në këtë rrugë.

Dëshmitarët i kanë thënë RTK-së se gjuajtja ka ndodhur nga një veturë, ndërsa lokali ishte ende i hapur, dhe se nuk kanë parë persona të plagosur në vendngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka pasur persona të lënduar.

"Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit", ka deklaruar Ahmeti.

ME TE LEXUARAT