Zelensky merr urgjentisht në telefon Boris Johnson: Për të parandaluar...

Bota

Zelensky merr urgjentisht në telefon Boris Johnson: Për të

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka trajtuar me Boris Johnson forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën dhe zhbllokimin e porteve teksa lufta po vazhdon.

Në një mesazh në Twitter, Zelenskyy tha: “Si pjesë e dialogut të rregullt, pata një tjetër bisedë telefonike me Boris Johnson. Ne folëm për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë, furnizimin me karburant në Ukrainë. Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet.”

Dje, kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe  Zelenskyy diskutuan zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina për të trajtuar krizën ushqimore që po kërcënon vendet më të varfra në botë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bllokada ruse e porteve ukrainase ka penguar dërgesat e drithit, nga të cilat të dyja vendet janë eksportuesit kryesorë.

ME TE LEXUARAT