Zelensky i bëri thirrje NATO-s të kryejë sulme parandaluese kundër Rusisë

Bota

Zelensky i bëri thirrje NATO-s të kryejë sulme parandaluese

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të nisin një sulm parandalues ​​ndaj Rusisë.

Kjo, në mënyrë që presidenti rus Vladimir Putin të mos ketë dëshirën për të përdorur armë bërthamore.

Zelensky e shprehu këtë mendim gjatë një fjalimi “virtual” në një konferencë në Institutin Lowy në Australi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çfarë duhet të bëjë NATO? T’ia bëjë të pamundur Rusisë përdorimin e armëve bërthamore.

Por ajo që është e rëndësishme, unë edhe një herë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar – sulme parandaluese, në mënyrë që ata të dinë se çfarë do të ndodhë me ta nëse i zbatojnë ato dhe jo anasjelltas”, theksoi presidenti.

Kremlin-i e quajti sakaq apelin e Volodymyr Zelensky-t “një propozim përpara fillimit të një lufte botërore”.

Zëdhënësi i Presidentit të Federatës Ruse, Dmitriy Peskov, kërkoi “t’i kushtohet vëmendje të gjitha vendeve të botës”.

“Të gjitha vendet e botës, veçanërisht SHBA-të, Britania e Madhe dhe anëtarët e Bashkimit Evropian, duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre deklaratave”, thotë Peskov.

Zëdhënësi shtoi se “përgjegjësia për fjalët e Zelensky-t i takon Washington-it dhe Londrës, të cilët në fakt menaxhojnë aktivitetet e Kiev-it”.

ME TE LEXUARAT